Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA “POKER” NË KUPËN E SHQIPËRISË/Flet trajneri Mema: Nuk punohet nën presion, “Demave” i bëmë…

Ardian Mema është i bindur se ligji i sporteve do t’i qetësojë përfundimisht tifozët e Tiranës. Numri një i bardhebluve tha që ende nuk është vënë në dijeni për presionin e presidentit, por nga ana tjetër tha se është e pamundur të punohet nën presion. I qëndron idesë që Tirana e dhuroi derbin, ndërsa pranoi se nuk mund të stërvitë nën presion.

Ju duket i drejtë vendimi për katër ndeshje pa tifozë dhënë nga Komisioni i Disiplinës?

Kjo gjë mbetet për t’u parë. Në momentin që do të dalë ligji, besoj se do të rregullojë shumë gjëra. Edhe këta hekura të kalbur do t’i largojë. Tifozët duhet të ndërgjegjësohen pak për hyrjet në fushë apo gjëra të kësaj natyre. Megjithatë, ka bukuri edhe me këto që ndodhën. Gjithsesi, tifozët duhet të kenë kujdes, sepse janë pjesë shumë e rëndësishme jona. Ne kemi nevojë për ta dhe nuk mund të luajmë pa ta.

Tirana

Pas humbjes në derbi ka një lloj ultimatumi nga drejtuesit?

Mendoj se ky ekip është formuar për të fituar. Kjo është e rëndësishmja. Për ultimatumet nuk di gjë.

Ndiheni i rrezikuar për një shkarkim të mundshëm?

Nuk mund të punosh nën presion. E punuara nën presion sjell gabime. Ekipi ka luajtur mirë dhe kjo më nxjerr jashtë vetes. Ato episode që ndodhën me Partizanin, ishin dhuratë jona dhe jo meritë e kundërshtarit. E mira dhe e keqja duhet thënë ashtu siç janë. Lojtarëve u kam thënë që nëse do të luajmë ato 26 minuta sërish, nuk më tremb asnjë ekip. Ajo lloj loje të jep shpresë, pavarësisht se si i pësuam golat. Duhet të luajmë si në atë ndeshje.

Për ndeshjen me Shënkollin keni një koment?

Patët vështirësi në fillim, më pas ia dolët. U mundova që të shihja disa pozicione për lojtarët. Mund të kemi probleme me kartonët, dëmtimet ose ndonjë zëvendësim për ata që nuk kanë luajtur mirë. Këtë ndeshje pashë edhe lojtarë për në kampionat. Ishte një pikënisje për javën e ardhshme

Related posts

“KAOSI LOPETEGUI”/ 4 humbje në 11 ndeshje. ZIDANIT iu deshën 58 ndeshje për këtë…

Isa.Autor

CHAMPIONSHIP/ Dramë në ndeshjen e fundit të kampionatit, lojtarët e “djegin” me tifozët në rrugë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Atalanta. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment