Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO PËRGATITET PËR NDESHJET ME TURQINË DHE MOLDAVINË/ Risi në Kombëtare, Reja afron fantazistin që luan në Holandë…

Shqipëria po bëhet gati për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë, ndërkohë që pritet të ketë ndryshime nga sfidat e fundit me Francën dhe Islandën.

Pritet që për këto takime të ftohet edhe mesfushori Lindon Selahi.

Mediat pranë klubit të Twente në Holandë e raportojnë diçka të tillë.

Mesfushori ka qenë pjesë e kombëtares U21 dhe për herë të parë pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja. Me të Shqipëria fiton më shumë fantazi.

Momentalisht në mesfushën e kuqezinjve mungon një lojtar i tillë.

Selahi është vetëm 20 vjeç dhe në kampionatin holandez ka luajtur tetë ndeshje si titullar këtë sezon.

Ai po paraqitet mirë dhe do tentojë të tregojë vlerat edhe në kombëtare.

 

Related posts

DHUNOI ZYRTAREN E NDESHJES/ Ja ndëshkimi që mori futbollistja seksi nga FSHF (FOTO)

Delo.autor

Gennaro Gattuso: Pa VAR-in, ndoshta s’do të kishim fituar

Q.Autor

MË TË SHTRENJTËT NË BOTË/ CIES përpilon listën. Haaland “mbretëron” në krye, bie ndjeshëm Mbappe

F.autor

Leave a Comment