Futboll Seria A Sport

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ 10 vite shpenzime, por kaosi vazhdon

Në fillim, ishin vitet e fundit të presidencës së Berlusconit e Gallianit. Pastaj periudha e drejtuar nga kinezi  Yonghong Li e dyshes Fassone-Mirabelli. Më pas vjen fondi Elliott me Gazidis, Maldini, Leonardo në fillim e më pas Boban-Massara.

Milan ka ndryshuar thellësisht, gjatë 10-vjeçarit të fundit.  Politika e ndjekur ka qenë ajo e investimeve të mëdha, por që nuk ka sjellë rezultatet e duhura.

Milan është klubi italian që ka shpenzuar më shumë nga të gjithë dhe që ka raportin shpenzime-arkëtime në mekato më negativin në të gjithë Serinë A.

La Gazzetta dello Sport publikon raportin e Cies, që zbulon se Milan është midis 5 klubeve që kanë kryer shpenzime të mëdha në 10-vjeçarin e fundit në Evropë,  pas klubeve multimiliardere, si Manchester City me -1.091 milionë, PSG -901 milionë, Manchester United -833 e Barcelona -720 milionë, në raportin shpenzime-arkëtime.

Me -439 milionë, Milan ka lënë pas klube të tilla si: Real Madrid -425, Juventus -414, Chelsea -395 e Inter -391. E sipas një analize të bërë për 2019, gjatë dy periudhave të merkatos, deficiti financiar është shtuar më shumë, sidomos duke parë edhe paraqitjen e lojtarëve në fushë.

Milan tani është klubi i tretë në Evropë me -153 milionë, duke lënë pas Real Madrid me -175 e Aston Villa me -174.

Por çfarë tregojnë këto shifra? Sipas strategjisë, Milan ka patur një qëllim që lojtarët e blerë t’i shesë me çmim më të lartë, por kjo që duket e pamundur tani, sepse me paraqitjet që kanë bërë zor se mund të shiten më shtrenjtë se sa janë blerë. Sepse për të realizuar një projekt investimi fitimprurës, duhen mbi të gjitha edhe rezultatet sportive.

Ato që mungojnë prej kohësh në shtëpinë e Milanit.

Related posts

MESSI NË PRAG DIVORCI ME ANTONELËN? Historia me gazetaren bën bujë

F.autor

15 ndeshje, 1256 minuta aktivizim dhe 5 gola; ja tre Botërorët e Messit

Sadik.Autor

​Mahrez dështoi të transferohet në Man City për shkak të Liverpoolit

Q.Autor

Leave a Comment