Champions League Ekskluzive Futboll Sport

“MOS U TALL ME MIELLIN E GJERMANIT”/ Si u rikthye dhe njëherë “HIJA”, e “PANCERAVE” të kombëtares tek Bayern-i

Pikëllim, lot turpërim e tillë ishte sfida midis  Bayern Mynih dhe Totenham. Ndeshja u kthye në një rezultat, tenistik 7-2 në fushën e këtyre të fundit. Të gjithë e shikonin si një supersfidë ku do kishte  spektakël të garantuar por ndeshja u kthye në një cirk. “Luani” i madh Bayern Mynih e shkatërroi “prenë” e tij, Totenham këta të fundit nën-kampionë Europe.

Një ndeshje e cila i shokoi londinezët, një rezultat i cili do të hyjë në listen e zezë të Totenham. Në fillim londinezët shënuan me Heung Min- Son por më pas revanshi bavarez do ishte i papërmbajtshëm. Katër herë rresht shënoi ekipi i Niko Kovac me Joshua Kimmich 15’, Lewandowski 45 dhe Gnabry 53’ dhe 55’ ndërsa për të ngushtuar diferencat mendoi Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë.

Por nuk ngeli me kaq. Lewandowski shënoi përsëri ndërsa Gnabry kompletoi pokerin e tij personal në minutat 83’ dhe 88’.

E gjitha ajo që ndodhi në Londër na riktheu dhe njëherë pas në kohë 5 vite më parë aty ku, “Pancerat” e Gjermanisë shkatërrojnë 7-1 brazilianët. Një ndeshje e cila nuk do të harrohet kurrë në historinë e futbollit, aty ku artileria e “ushtrisë” Gjermane e shkatërroi Brazilin 5 herë kampionë bote.

“Pancerat” e Gjermanisë luajtë ping pong me lojtarët e “Seleçaos” me rezultat 7-1, në njërën prej ndeshjeve që gjatë do të jetë në mendjen e njerëzve.

Ishte gjysmëfinalja e Kampionatit Botëror në Brazil në vitin 2014. Golat për Gjermaninë i patën shënuar: Thomas Muller, Miroslav Klose, Toni Kroos (2), Sami Khedira dhe Andre Schurrle (2).

Të dyja këto sfida dhe këto rezultate të çmendura na rikthyen dhe njëherë idenë se Gjermanët kur të vendosin poshtë nuk kanë “mëshirë”.

E ajo shprehja që qarkullon në vendin tonë qarkullon një shprehje “mos u tall me miellin e Gjermanit” dhe këto dy ndeshje dhe këto rezultate e kanë treguar realitetin.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY/ Dy ekipet e mëdha në “luftë” për fitore, pritet spektakël në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRIUMFOJNË PA CR7/ Juventus i falet Dybalas

Delo.autor

RONALDO SI NUK E KENI PARË KURRË/ CR7 “shpërthen” në lot pas eliminimit nga Porto dhe flak fanellën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment