Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Shtyhet ndeshja e Serisë A, ja arsyeja…

Tashmë është zyrtare, sfida mes Breshas dhe Sasuolos nuk do të zhvillohet këtë fundjavë. Shkak është bërë ndarja nga jeta e presidentit të klubit të Sasuolos, Xhorxhio Skuinci, mbrëmjen e djeshme, në moshën 76-vjeçare.

Ka qenë vetë Liga e Serisë A, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare që njoftoi shtyrjen e ndeshjes për në muajin dhjetor.

Presidenti i Ligës së Profesionistëve të Serisë A ka aprovuar shtyrjen e ndeshjes mes Bresha-Sasuolo pas ndarjes nga jeta  të Xhorxhio Skuinçit, presidenti i Sasuolos.

LAPR1640-k3K-712x402@Gazzetta-Web_712x402-1

Takimi i vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit, që duhej të luhej më 4 tetor në orën 20:45, do të zhvillohet më 18 dhjetor 2019 në orën 20:45″, shkruhej në komunikatë.

Related posts

Çfarë është kjo?! Ronaldo bën gjest të pazakontë gjatë këndimit të himnit

Sadik.Autor

“I KA IMPRESIONUAR TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ky sulmues mund të arrijë nivelin e…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ka akoma 1 vit kontratë me Real Madrid, super ylli po mendon të tërhiqet pas Europianit

Delo.autor

Leave a Comment