Futboll Kategoria Superiore Sport

3 DITË PAS INCIDENTEVE NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Zyrtarët e “Demave” hyjnë në “Selman Stërmasi”, ja prapaskenat

Tri ditë pas incidenteve në derbin Tirana-Partizani dhe veçanërisht pas deklaratës së presidentit të bardhebluve, Refik Halili, se në sektorin e tifozëve të kuq janë dëmtuar 180 stola, dje janë parë në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” zyrtarë të kampionëve në fuqi.

“Panorama Sport” mëson se pak orë para se të niste takimi mes Tiranës dhe Shënkollit, që u luajt pa praninë e tifozëve, përfaqësuesit e Partizanit me një bllok në dorë dhe aparat fotografik, kanë verifikuar të gjitha dëmet në tribunat H1 dhe H2, ku qëndruan “Ultras Guerrils”.

Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, duke bërë përllogaritjen për stolat e dëmtuar, klubi i Partizanit do të dëmshpërblejë Tiranën për atë që ndodhi.

Related posts

PLAS TEK MAN UNITED/ POGBA injoron Murinjon, shkon në stërvitje dhe…

Isa.Autor

Ka tri ndeshjeve PA SHËNUAR GOL/ Aubameyang i gatshëm të BËHET PORTIER (VIDEO)

Isa.Autor

DERBI I MADONINËS/ Klinsmann i thur elozhe yllit të Milan-it: Ai është një fenomen, jep maksimumin

Delo.autor

Leave a Comment