Më në fund ka festë për Eden Hazard. Belgu ka shënuar golin e parë me fanellën e Realit të Madridit, me këta të fundit që udhëheqin me shifrat 2-0 ndaj Granadas.
Pas një pasimi të uruguajanit Valverde, Hazard e udhëhoqi mjaft mirë topin dhe me një parabël çoi topin në rrjetë. Më në fund buzëqesh edhe blerja më e shtrenjtë e merkatos së verës për Realin.
