Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Starton sfida Manchester City-Wolves

Manchester City kërkon ta vazhdojë presionin mbi liderin e Premierligës, Liverpoolin, por e pret ndeshje e vështirë kundër Wolves sot në Etihad. Kampioni në fuqi është ndalur dy herë, me një barazim dhe një humbje, në fillim të sezonit të ri në përpjekje për ta mbrojtur titullin.

Që prej humbjes tronditëse nga Norwich, skuadra e Pep Guardiolës i ka fituar dy ndeshjet e radhës dhe të njëjtën synon ta bëjë sot kundër Wolves. Liverpooli tani është shkëputur në krye të renditjes tabelore me pikë maksimale nga tetë ndeshje, tetë më shumë se City.

Wolves, ndërkohë, janë në kërkim të fitores së dytë këtë fillim sezon, pasi janë mposhtur dy herë dhe kanë barazuar dy herë të tjera.

 

 

LIVE/ Machester City – Wolves 0-0

MINUTA 1/ Nis sfida

 

 

Related posts

LIVE/ Përfundon pjesa e parë: Tirana konfirmon momentin e mirë, por “Korçarët” barazon në shtesë

Delo.autor

I theu rekordin në “Premier League”, Drogba: Ja çfarë më shkruante Salah kur ishim te Chelsea

Sadik.Autor

SULMUESI I MILANIT ME ZEMËR TË MADHE/ Bën gjestin e veçantë para derbit me Interin

Delo.autor

Leave a Comment