Moto GP Sport

MOTO GP/ Duel epik për titullin kampion, Marquez fiton garën në xhiron e fundit

Marc Marquez është kampioni i botës për vitin 2019, pasi spanjolli siguroi matematikisht titullin në fitoren në pistën e Tajlandës. Marquez fitoi titullin e tetë në karrierë dhe të gjashtin në MOTOGP.

Skuaderia Honda erdhi me një strategji fantastike në pistën e Tajlandës, pasi Marquez pati një duel të fortë gjatë gjithë garës me Quartararon. Ky i fundit kryesoi gartën pothuajse gjatë gjithë kohës, por në fund, në xhirot e fundit, kampioni i botës tregoi zgjuarsinë e tij dhe me eksperiencë i mori fitoren nga duart. Vinales plotësoi treshen e podiumit, ndërsa në vendin e katërt u rendit Dovizisio, Rossi e mbylli garën i teti.

Related posts

8 legjendat që fituan Champions, Botëror, Topin e Artë

Sadik.Autor

TË FIKSUAR PAS DECLAN RICE/ United fut në negociata dy lojtarë, por kujdes nga City

F.autor

FITORJA NDAJ JUVENTUS/ Tuchel “tallet”: Ishte një natë e bukur për akademinë tonë

Delo.autor

Leave a Comment