Futboll Premier League

Qau pas zëvendësimit, ylli i Watfordit tregon arsyen (VIDEO)

Futbollisti i Watfordit, Richarlison de Andrade tregoi arsyen pse qau pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Chelseat.

Skuadra angleze mposhti 4 me 1 kampionin aktual të Premierligës, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi 20-vjeçar në minutën e 65’të u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Pereyra, edhe pse ishte duke bërë një paraqitje ëndrrash.

Ish-lojtari i Fluminenses u pa duke qarë pas zëvendësimit, duke befasuar të gjithë të pranishmit.

“Isha duke qarë sepse doja të luaja ende dhe t’i ndihmoja shokëve të ekipit. Por, jam i lumtur që personi që hyri në fushë bëri punën shumë mirë, kështu gjithçka është në rregull”, ka thënë braziliani.

Skuadra e Watfordit me golat e shënuar nga: Deeney, Janmaat, Deulofeu dhe Pereyra – “shkatërroi” ekipin e Antonio Contes.

https://youtu.be/Tvnoo_BUMRI

Related posts

MERKATO E VERËS/ Erdhi me bujë tek Inter, skuadra e Serisë A pas mbrojtësit Kolarov

Delo.autor

PESË LARGIME TEK VLLAZNIA/ Klubet e Superligës kosovare joshin lojtarët shkodranë

Delo.autor

ANGLI-SHQIPËRI/ “O sa mir me qen shqiptar”, nis kënga brenda ambjenteve të “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment