Futboll Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Giampaolo pret shkarkimin, Milan gjen zëvendësuesin

Stefano Pioli është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i Mianit. Sot në mëngjes është parashikuar një takim ku Zvominir Boban dhe Paolo Maldini do ti paraqesin formalisht projektin kuqezi ish trajnerit të Fiorentinës. Gjithçka duket e mbyllur, nuk ka asnjë kundërshtim nga palët, thjeshtë janë proceduara për ta zyrtarizuar si “djallin” e ri. Akordi mes palëve është gjetur dhe në aspektin ekonomik, kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitoj 1,5 milion euro.

Në të njëjtën kohë është parashikuar edhe njoftimi zyrtar i klubit për shkarkimin e Marco Giampaolos. Kontaktet e para drejtuesit e klubit kuqezi i vendosën me Piolin mbrëmë në darkë, menjëherë pasi morën refuzimin e radhës nga Luciano Spalletti. Me ish trajnerin e Interit ishte një çështje e ndërlikuar, ishte një marrëveshje me kosto të lartë financiare por as klubi ziklatër nuk ishte shumë dakord për të lënë të lirë Spallettin i cili është ende nën kontratë.

Duke mbyllur përfundimisht këtë opsion, Boban-Maldini morën miratimin nga Elliot për të negociuar me ish trajnerin e Fiorentinës dhe Interit. Pioli përfaqëson një profil që i përshtatet shumë Milanit, një trajner pa shumë kosto dhe që pëlqen skemën 4-3-3. Pioli ka një mision të qartë dhe të shpejtë, të rikthej Milanin në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Related posts

CHAMPIONS, EUROPIAN DHE SUPERKUPË/ Tani Zhorzhinjo është favorit për “Topin e Artë”

Delo.autor

20 OPERACIONE TË MËDHA/ Duart që lëvizin fijet e merkatos, Real Madrid është gati për “zjarr”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje dramatike, PSG mposht Real Madrid në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment