Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Flitjet se mund të merrte drejtimin e Milanit, e ardhmja e trajnerit francez do të jetë tek…

Milani ka vendosur të shkarkojë Marko Xhampaolon, nga posti i trajnerit, për shkak të rezultateve të dobëta dhe lojës jo të mirë që kuqezinjtë kanë treguar në këtë fillim të kampionatit.

Shumë emra trajnerësh qarkullonin se mund të merrnin drejtimin e kuqezinjve, të cilët tashmë duket se kanë vendosur që t’ia besojnë drejtimin e skuadrës ish-trajnerit të Interit dhe Fiorentinës, Stefano Pioli.

Një nga emrat që flitej se mund të merrte drejtimin e “Djallit”, ishte edhe tekniku francez, Laurent Blank. Megjithatë e ardhmja e 53-vjeçarit do të jetë brenda Francës, teksa pritet të marrë drejtimin e Lionit.

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, pas rezultateve të dobëta që ka marrë skuadra franceze në këtë fillim sezon, drejtuesit kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin brazilian, Silvinjo dhe në vendin e tij të emërojnë ish-trajnerin e PSG-së.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Kukësi – Partizani, aktivizohet afrimi më i ri…

F.autor

POLEMIKAT PËR PËRSHËNDETJEN USHTARAKE ME SHQIPËRINË DHE FRANCËN/ Erdogan sulmon UEFA-n: Është e drejta e lojtarëve për…

Delo.autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Tifozi ulet në gjunjë para stadiumit, përlotet me fanellën e “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment