Futboll Sport

U TRANSFERUA TEK KURBINASIT/ Ish-mesfushori i Tomorit: Laçi, shansi për të treguar vlerat e mia

Klinti Qato ka mbyllur aventurën në Kategorinë e Parë me Tomorin, ku ka spikatur si një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës beratase. Jo vetëm me lojën e zhvilluar dhe golat e shënuar, por edhe duke shërbyer me asiste për sulmuesit. Aq sa duke luajtur rolin e protagonistit te beratasit dhe duke treguar në ndeshjen finale ndaj Kastriotit një paraqitje në nivel të lartë me lojën e tij të bukur, të cilën e ka finalizuar edhe me shënimin e një goli nga një goditje dënimi nga jashtë zonës.

Dhe kaq ka mjaftuar që me performancën, jo vetëm të fitonte adhurimin dhe vlerësimin e gjithë stafit drejtues. Më shumë se sa kaq. Ka fituar edhe admirimin e drejtuesve të skuadrës së Laçit, të cilët i kanë bërë ftesë zyrtare për ta pasur në radhët e tyre.

Palët tashmë kanë nënshkruar me mesfushorin e qendrës Klinti Qato një kontratë 3-vjeçare, e cila padyshim që konsiderohet si shumë e suksesshme për mesfushorin e spikatur 23-vjeçar, i cili pas një sezoni në të Parën është rikthyer sërish në Superiore, aty ku do të debutonte për herë të parë në moshën 20- vjeçare në radhët e Teutës. Për të kaluar më pas te Luftëtari. Dhe në fund me Tomorin për një sezon ku tentoi deri në fund rikthimin në Superiore. Menjëherë pasi ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën e tij të re, për “Panorama Sport” mesfushori shtatshkurtër ka folur për aventurën e radhës.

“Prej momentit të parë kur më ndërmjetësuan kalimin te Laçi, të jem i sinqertë që nuk u mendova dy herë. Nuk refuzova, sepse duke njohur rritjen e skuadrës vit pas viti, si dhe ambicien e drejtuesve të saj që me punën e tyre mbështetëse kanë investuar për t’u ren

Related posts

Salah i jashtëzakonshëm, thyen rekord me Liverpoolin

Q.Autor

Manchester United-Liverpool, shënohet autogoli i vitit. Me thembër

Q.Autor

E BUJSHME TEK MILAN/ PSG, Barcelona dhe Liverpool në sulm për liderin e mesfushës së “djallit”…

Delo.autor

Leave a Comment