Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“MAMI DHE VËLLAI QANË PËR GOLIN, NDËRSA E DASHURA…”/ Rrëfehet mbrojtësi Kumbulla: Lojtari më i mirë që kam pasur kundër është…

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket tejet i emocionuar ftesën që ka marrë nga trajneri Edi Reja në këto ndeshjet e tetorit.

marash kumbulla

Kumbulla erdhi në grumbullimin e Kombëtares, në mënyrën më të mirë të mundshme, pas një goli të shënuar me kokë fundjavën që lamë pas ndaj Sampdorias. Në një intervistë për “Tv Klan”, 19-vjeçari tregon emocionet e golit të parë me Veronën, por edhe kundërshtarët më të fortë që ka hasur, ndër të cilët veçon Dibalën.

GOLI ME VERONËN – Mami dhe vëllai kishin qarë për golin tim. Babai im besoj se ishte shumë i emocionuar, por është më i fortë dhe nuk dallohet. E dashura, pas ndeshjes, kemi ndenjur pak bashkë, dhe më dha edhe puthjen e golit.

marash kumbulaaa

FTESA – Më thirri trajneri Reja. Nuk e prisja, sepse unë jam vetëm 19-vjeç, dhe ka shumë lojtarë të fortë në rolin tim. Nuk ndodh shpesh të vish në Kombëtare që 19-vjeç.

IDHULLI CANA – Më pëlqen Lorik Cana, dhe të gjithë mbrojtësit që kanë qenë këtu me Kombëtaren. Të bësh një karrierë si e tija është shumë e bukur për mua.

NË FUSHË – Jam një mbrojtës që lexoj aksionet e tjerëve mirë. Fizikisht besoj se jam mirë.

KUNDËRSHTARËT – Mesi për mua është më i miri në botë. Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, por besoj se Dibala ishte më i forti që kam luajtur kundër. Ai shkon djathtas, majtas, e mbron topin shumë mirë. Ka gjuajtje dhe teknikë të lartë. Kur ke lojtarë kundër të tillë, e ke të vështirë ta mbash.

TIFOZ – Milani është një nga ekipet më të mira në botë, dhe shpresoj një ditë të luaj atje.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, sulmuesi Krasniqi shënon gol nga 30 metra

Delo.autor

PARALAJMËRON CONTE-N PAS KALIMIT NË STOLIN E TOTTENHAM/ Villa-Boas: Ky do të jetë problemi më i madh

Delo.autor

Dështim i madh në merkaton te Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment