Futboll Kategoria Superiore Sport

KAOS TEK TIRANA/ Pasi e hoqi, Klubi e kthen sërish trajnerin Ardian Mema

Ardian Mema konfirmohet në krye të stolit të Tiranës. Pas shumë diskutimeve rreth shkarkimit të mundshëm dhe evidentimin e alternativave për pasardhësit, klubi bardheblu bën prapaktheu.

Trajneri Mema do të qëndrojë në postin e tij, me skuadrën që do të rifillojë përgatitjet, gjatë pauzës për ndeshjet ndërkombëtare.

Pozitat e teknikut u lëkundën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin, rivalë direkt për titullin dhe barazimit me Flamurtarin, skuadër e cila është në krizë të plotë.

Edhe pse paralajmëroi zhvillime në radhët e stafit teknik, madje diskutoi për orë me radhë modalitetet e largimit të trajnerit dhe emrat e zëvendësuesve, në fund presidenti Refik Halili vendosi që Ardian Mema të vijojë projektin me bardheblutë.

Related posts

ISHTE PRANË KALIMIT TEK REALI NË 2010/ Ribery rinovoi me Bayern Munich prej… gatimit të Suzit

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazeta katalanase “hakmerret” për Kosovën, e quan Spanjën… federatë (FOTO)

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ “Los Blancos” thellon rezultatin, shënon sërish Benzema

Delo.autor

Leave a Comment