Futboll La Liga Sport

NJË GODITIJE E RËNDË PËR BARCELONËN/ Dembele skualifikohet me 2 ndeshje, humbet…

Ousmane Dembele humbet El Clasicon ndaj Realit të Madridit. Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi është skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4-0 të Barçës ndaj Sevillas, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës Araujo dhe iu drejtuar arbitrit me fjalët “je shumë i keq” dhe për këtë arsye Dembele është skualifikuar me dy ndeshje.

Një goditje e rëndë kjo për Barçën dhe për sulmuesin francez që nuk do të humbasë vetëm duelin ndaj Eibar por edhe El Clasicon e 26 tetorit.

Related posts

KUJTON TRIUMFIN E BOTËRORIT 2006 ME ITALINË/ Marcelo Lippi: Si u treguam të pasmet gjermanëve para fitores

Delo.autor

ZBULON NGJARJEN E VITIT 1990/ Polici rrëfen: Mund ta kisha vrarë Bobanin, e kisha pistoletën… (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E PARE E TRANJERIT TË SAPOEMËRUAR TË REALIT/ Vjen urdhri i parë i Perez për Solari-n

Isa.Autor

Leave a Comment