Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS STËRVITJA TEK TIRANA/ Trajneri Mema me dhimbje koke, gjashtë lojtarë në…

E djeshmja ka qenë një ditë e trazuar te Tirana. Deri rreth orës 11:30 asnjë prej lojtarëve dhe zyrtarëve nuk dinte kur do të zhvillohej stërvitja.

Vetëm afër mesditës, palët vendosën që të mbanin Memën dhe të caktohej edhe orari i stërvitjes. Pasdite gjërat ishin më të qeta dhe në stërvitje doli një pjesë e mirë e futbollistëve, por sërish numri i mungesave ka qenë i lartë. Edon Hasani, Dorian Kërçiku, Ilion Lika dhe Tefik Osmani nuk u stërvitën pasi kishin probleme fizike. Osmani nisi përgatitjet, por më pas pati probleme në gju dhe e la në mes përgatitoren.

Me skuadrën nuk ishin as Muçi e Vangjeli. Nga ana tjetër, skuadra është përgatitur për gati një orë. U duk qartë se skuadra ishte e papërgatitur për stërvitje, ndërkohë që Ardian Mema dhe stafi i tij nuk e kanë ngarkuar ekipin. Në fakt, deri në sfidën me Laçin ka plot ditë dhe pas problemeve në Vlorë qëllimi është qetësia.

Ekipi ka punuar rreth 1 orë e 15 minuta dhe më pas ka mbyllur përgatitjet e ditës së martë. Skuadra do të vazhdojë punën në ditët në vazhdim për të qenë e gatshme për takimin e javës së tetë kundër Laçit të Sulejman Starovës, ndeshje që duhet të fitohet medoemos…

Related posts

FORMULA 1/ Surpriza, Ferrari nis bisedimet me pilotin gjerman…

Delo.autor

Laçi shpëtoi në fund/ Mërgjyshi e thotë hapur: Ky barazim është një humbje për ne

Isa.Autor

Juventus nuk “ndahet” nga Madridi, bardhezinjtë rrisin “dozën” për kampionin e Europës

Isa.Autor

Leave a Comment