Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” RIVALIZON CR7 DHE NË BIZNES/ Ja “goditja” me blerjen e fundit në Mallorca (FOTO)

Leo Messi triumfon jo vetëm në fushën e blertë, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por është i suksesshëm edhe në biznes. Ylli argjentinas e ka zgjeruar markën e tij të hoteleve me një blerje të re, duke qenë rivalizues i denjë me Cristiano Ronaldon në këtë aspekt.

Më konkretisht, ai e ka bërë këtë duke blerë “Hotel Seasun Fona” në bregdetin e Mallorca, përmes kompanisë “Rosotel Holdings”, që ka si administrator vëllanë e tij, Rodrigo.

Ky operacion është zbuluar nga gazeta “Balearic Ultima Hora” dhe, siç raportohet, u formalizua shkurtin e kaluar, por vetëm të hënën është konfirmuar nga pronari i mëparshëm. Ky hotel i ri, që Messi ka blerë, ka 98 dhoma të shpërndarë në katër kate dhe përfaqëson investimin e tij të dytë në tregun e hoteleve, pas atij në Ibiza, që tani mban emrin tregtar “MiM Ibiza”.

Po ashtu, Messi ka një tjetër hotel në Spanjë, që është në fakt i pari i tij. Ai ka emrin tregtar “MiM Sitges”, ndodhet në Barcelonë dhe menaxhohet nga zinxhiri katalanas “Majestic”, si edhe “MiM Ibiza”. Natyrisht, në pronësi të kapitenit të Barcelonës, hoteli në fjalë do të rimodelohet dhe pritet të ketë klientelë të shtuar. Nuk ka dyshime se imazhi i Messi ndërkombëtarisht ndikon fort në këtë drejtim.

Related posts

U ANULUAN PREJ DËBORËS/ Ja axhenda e ndeshjeve të javës së 11-të të Kategorisë së Parë… (FOTO)

Delo.autor

Gjykata i lë në burg, autori që sulmoi trajnerin Gjoka: Më ofendoi, nuk kisha thikë

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Mashtronte sikur ishte lojtar i PSG-së, si francezi arriti të shkonte në provë me skuadrat e njohura

Delo.autor

Leave a Comment