Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN NËN DREJTIMIN E SARRIT/ Flet mesfushori Pjanic: Shpresoj ta bëj realitet, ëndrra ime është…

Miralem Pjaniç është një nga lojtarët kryesorë të Juventusit në këtë sezon, teksa po tregon performanca shumë të mira nën drejtimin e Sarrit.

Edhe në ndeshjen kundër Interit, mesfushori boshnjak tregoi një paraqitje shumë të mirë, teksa të gjithë aksionet e bardhezinjve nisnin nga këmbët e Pjaniçit.

Mesfushori ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka treguar objektivat e skuadrës dhe ëndrrën e tij: “Në ndeshjen me Interin, çdo gjë shkoi në rrugën e duhur. Ne e merituam fitoren dhe më në fund u rikthyem përsëri në vendin e parë. Mendoj se skuadra jonë është më e mira në Itali. Ne gjithmonë duam të jemi në krye të renditjes dhe mendoj se tashmë jemi aty ku duhet të jemi.

Juventusi është një nga 4 skuadrat më të mira në botë dhe objektivat tona janë të mëdha, jo vetëm për këtë sezon, por çdo vit. Ne duam të fitojmë të gjithë trofetë  dhe do të provojmë përsëri këtë vit. Nga të gjithë trofetë më i veçanti është Liga e Kampionëve, fitimi i saj është ëndrra ime. Shpresoj ta bëj realitet këtë vit.”, u shpreh Pjaniç.

Related posts

NË LA LIGA SI OLSI SOKOLI/ Arbitri i mohon golin e rregullt Rey Manajt

Delo.autor

Kupa e Italisë/ Ndryshon formacioni i Juventusit përballë Genoas

Q.Autor

RUSI 2018/ Southgate: S’na ndalon kush ta ëndërrojmë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment