Futboll Sport

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Holandë-Irlandë e Veriut premtojnë spektakël

Eliminatoret e kampionatit europian Euro 2020 rikthehen këtë të enjte me 10 sfida shumë interesante të vlefshme për grupet C, E, G dhe I. Sytë e të gjithëve do të jenë në De Kupi të Rotterdamit aty ku Holanda e Ronald Koeman do të presë Irlandën e Veriut ndeshje shumë e rëndësishme kjo për fatet e të dyja kombëtareve në grupin C.

Portokallinjtë të cilët janë në superformë dhe vinë në këtë duel pas dy suksesesh rresht duhet të fitojnë përballë britanikëve për t’u ngjitur në kuotën 12 pikëve dhe për t’i marrë vendin e dytë pikërisht Irlandës së Veriut që deri tani ka pësuar vetëm një humbje atë nga Gjermania ashtu si edhe Holanda. Koeman i ka të gjithë lojtarët titullarë në dispozicion për këtë ndeshje dhe nuk ka mungesa. Holandë-Irlandë e Veriut do të transmetohet live në orën 20:45. Në të njëjtin orar do të vijë një tjetër sfidë shumë e bukur për t’u parë ajo mes Kroacisë dhe Hungarisë e vlefshme për grupin E.

Pas 5 ndeshjeve të para në këtë grup, kroatët kryesoujnë teksa kanë grumbulluar 10 pikë, një më shumë se Sllovakia e Hungaria dhe dueli ndaj përfaqësueses maxhare është shumë delikat për fatet e skuadrës së Zlatko Dalic përsa i përket kualifikimit. Me lojtarë si Modric, Rakitic,  Brozovic, Perisic e Rebic, kroatët i kanë të gjitha mundësitë për të fituar sot dhe për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën finale të Euro 2020.

Një ndeshje për të mos u humbur është edhe ajo mes Maqedonsië së Veriut dhe Sllovenisë në grupin G. 3 pikë më shumë kanë sllovenët të cilët pozicionohen të dytët në këtë grup dhe vinë pas 3 fitoresh rresht. Edhe pse miqtë janë favoritë Maqedonia e Veriut do të luajë shanset e saja për të marrë pikë dhe pse jo për të tentuar kualifikimin në Euro 2020 edhe nëpërmjet grupit.

Related posts

CAVANI HUMB MENDJEN GJATË NDESHJES/ E kap kundërshtarin nga fyti dhe e rrëzon në tokë (VIDEO)

Delo.autor

PAS FUNDIT TË HIDHUR TË SEZONIT/ Allegri i jep lamtumirën Juventus: Largohem pa pengje…

Delo.autor

Pse Messi dhe Suarez munguan në ceremoninë e lamtumirës së Iniestas?

Sadik.Autor

Leave a Comment