Bundesliga Futboll Sport

Një tjetër yll kërkon largimin nga Bayern Munchen në merkato

Mesfushori i Bayern Munchen, Renato Sanches thuhet se dëshiron të kthehet në klubin e tij të shtëpisë, Benfica, për një huazim të gjatë sezonal. Bayern ka një mesfushë të mbingarkuar dhe me siguri do të ketë disa largime nga ky repart këtë verë. Arturo Vidal ishte i lidhur me disa klube të ndryshme këtë javë, ndërsa Thiago dha një mesazh të fshehtë për të ardhmen e tij.

Renato Sanches është lojtari më i fundit që lidhet me klubin. Mesfushori portugez është kthyer në Bayern pas një huazimi në Swansea City, por ai nuk mund të qëndrojë në Mynih për një kohë të gjatë. Sipas një raporti të portugezes “A Bola”, 20-vjeçari është i etur të kthehet në Benfica këtë verë, pasi dëshiron të rigjallërojë karrierën e tij në klubin e tij të djalërisë.

Raporti sugjeron se bisedimet po përparojnë mes dy klubeve, megjithatë, problemi më i mundshëm është paga e Sanches, pasi Bayern nuk do të paguajë asnjë pjesë të pagës të tij. Sanches gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Napoli pasi Carlo Ancelotti nënshkroi për klubin italian disa ditë më parë.

Talenti portugez u bashkua me Bayern në vitin 2016 pas një sezoni fantastik të debutimit me Benfica. Disa nga klubet më të mëdha të Evropës po luftonin për të siguruar shërbimet e tij, por Bayern e fitoi garën. Tarifa e paguar për mesfushorin ishte rreth 35 milionë euro, me bonuese të mundshme që mund të arrijnë deri në 80 milionë eruo.

20-vjeçari zhvilloi një fushatë të jashtëzakonshme në 2015 -2016 me Benfica dhe gjithashtu fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë në verën e vitit 2016. Megjithatë, sezoni i tij i parë në Bayern nuk shkoi sipas planit. Renato u përpoq të merrte minuta të rregullta në një mesfushë të mbushur me yje. Ai nuk arriti të shënojë ose të ndihmojë me ndonjë asist në sezonin e tij të parë në Gjermani.

Sanches ishte pjesë e skuadrës në turneun para sezonit në sezonin e dytë të Ancelotti-t, por ai ishte ende i lidhur me shumë klube në të gjithë Evropën, pasi Bayern donte ta dërgonte atë në huazim. Ai përfundoi transferimin e tij në ditët e fundit të merkatos te Swansea City, por edhe aty portugezi zhgënjeu duke grumbulluar vetëm 15 ndeshje për ekipin e Premier League, ndërsa humbi Kupën e Botës me Portugalinë.

Related posts

Neymar ngre lart Mbappen dhe Buffon, i premton publikisht besnikëri PSG-së

Isa.Autor

E KRYER/ VIDAL merr vendin e INIESTËS, NESËR vizitat mjekësore dhe prezantimi…

Isa.Autor

“AI ËSHTË SPEKTAKOLAR”/ Flet Futbollisti i Barcelonës: Nëse Neymar shkon tek rivalët tanë, do të…

Delo.autor

Leave a Comment