Futboll Sport

PËRFITOI NGA SITUATA/ I preku gjoksin futbollistes, klubi e pezullon përgjithmonë nga stadiumet

Një ndeshje futbolli mes femrash mund t’i kushtojë rëndë një tifozi në stadium. Skuadra e Tigres dhe ajo e Hjuston zhvilluan një miqësore të shtunën e kaluar, në stadiumin e Monterrejit. Në fakt, ishte një atmosferë festive, siç edhe pritej në një takim miqësor.

Deri në përfundimin e ndeshjes, çdo gjë ishte në rregull. Por, pas ndeshjes, futbollistja e Hjuston, Sonia Huerta edhe pse ishte kundërshtare, ka shkuar të bëjë një foto me tifozerinë e rivalëve. Në këtë moment, një prej tifozëve në stadium ka përfituar nga situata për ta prekur në gjoks.

Një veprim aspak i pëlqyer, ndërsa klubi i Tigres reagoi duke kërkuar ndihmën e rrjetit social Twitter për të identifikuar autorin e gjestit të turpshëm, pasi tashmë fotoja ishte kthyer në virale. Ndërsa, siguruan identitetin e tifozit në stadium, klubi ka paraqitur një kërkesë, ku këtij fansi t’i ndalohet hyrja në stadium për gjithë jetën, në ndeshjet e femrave por edhe në takimet e të rinjve.

Related posts

KAMPIONATI BALLKANIK U-20/ Kuqezinjtë shpallen nënkampionë në “Beachvolley”

Delo.autor

TRAJNERI ME DHIMBJE KOKE/ Probleme për mbrojtësin e Barcelonës, ndrydh sërish ligamentin

Delo.autor

REAL Madrid SHITI RONALDON, por është një PERANDORI TË ARDHURASH. Ja shifrat

Isa.Autor

Leave a Comment