Futboll Sport

“PLAS” SI NË FILMA/ Pistoleta në kokë menaxherit të Armando Sadikut pas… (VIDEO)

Menaxheri i Armando Sadikut është kërcënuar në mes të ditës me armë zjarri në një restorant në Beograd.

Nikola Damjanac ishte duke dekuar bashkë me familjen e tij, kur një person i është kundërvënë djali të tij Aleksa. Personi në fillim kaloi pranë tavolinës dhe më pas e ka qëlluar me shpullë atë. Ndërsa një tjetër person goditi me grusht menaxherin dhe ai që nisi sherrin ka nxjerrë pistoletën duke e mbushur dhe duke u bërë gati ta shkrepë.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në Serbi pasi Nikola Damjanac është një nga menaxherët më të njohur në Ballkan, i cili ka në menaxhim sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Situata u neutralizua nga njerëzit rreth e rrotull të cilët nuk e lejuan agresorin të çonte deri në fund veprimin e nisur.

Ky nuk është kërcënimi i parë për Damjanac të cilit i është kërkuar që mos jetojë në Serbi.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për një konflikt të vjetër mes dy palëve.

 

Related posts

“DERA IME DO TË JETË E HAPUR PËR ATA”/ Xhaka planifikon të ardhmen larg Arsenal-it

Delo.autor

FESTUAN HALLOWEENIN NË NJË HOTEL LUKSOZ/ Mbappe nuk i ndahet më Beatriksit, ja çfarë i bën (FOTO)

Delo.autor

RINOVIMI I HYSAJT/ NAPOLI mbulon me “AR” mbrojtësin SHQIPTAR

Isa.Autor

Leave a Comment