Futboll Ligue 1

Drejtori i akademisë së PSG-së: Neymar nuk shkon tek Real Madrid

Drejtori i akademisë së Paris Saint-Germainit, Luis Fernandez, ka thënë se Neymari nuk do të shkojë në Real Madrid.

Ai mendon se është pothuajse e pamundur që ylli brazilian të kalojë nga “Parc des Princes” në “Santiago Bernabeu”.

“Neymar nuk do të shkojë në Real Madrid”, ka thënë Fernandez për Cadena SER.

“Nëse PSG iu vë pas Neymarit dhe Mbappes, atëherë e ka bërë këtë që ata të qëndrojnë këtu, e jo të largohen. Neymar është ylli i PSG-së”, ka shtuar ai.

Ai ka pohuar se ish-ylli i Barcelonës është i lumtur në PSG dhe dëshiron të korrë sukses me këtë klub.

Related posts

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Mancini: Të gjitha skuadrat që peshkuam janë të vështira, dhe….

Delo.autor

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

YLLI i Francës provokon dhe falënderon me foton e Messit: Vazhdojmë

Isa.Autor

Leave a Comment