Futboll Premier League

Rooney: Nëse s’e shijon futbollin e Manchester Cityt, atëherë s’të pëlqen futbolli

Wayne Rooney e ka lartësuar stilin dhe futbollin e Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

“Nuk është mirë ta them, ama nëse nuk mund ta shijosh atë stil të lojës [së Man Cityt], atëherë nuk të pëlqen futbolli. Është fantastike ta shikosh; lëvizjet, vetëbesimi me topin në këmbë, pastaj portieri [Edersoni]. Nganjëherë është pothuajse futboll i përkryer”, ka thënë sulmuesi anglez i Evertonit, Wayne Rooney.

Ish-ylli i Manchester Unitedit e ka pranuar se skuadra e Jose Mourinhos nuk do të mundë ta zërë Cityn këtë sezon, e do ta këtë të vështirë ta bëjë atë edhe sezonin e ardhshëm.

“Të jem i sinqertë, jo këtë sezon, edhe sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë [për ta zënë Cityn]”, ka shtuar Rooney.

Related posts

E PAZAKONTË/ Grabitet në Francë maskoti i Botërorit të femrave

Delo.autor

SASSUOLO-MILAN/ Trajneri Pioli me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

JUVENTUSI NË AVANTAZH/ Mandzukic realizon një gol me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment