Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat e lira në Suzuka, tajfuni mbyll pistën të shtunën

Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar edhe dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Suzukës në Japoni, të cilat janë dominuar nga pilotët e Mercedes, me Valteri Bottas që vendosi kohën më të mirë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton.

Vendi i tretë shkoi për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, ndërsa makinat Ferrari duhet të kënaqen vetëm me kohën e katërt dhe të pestë më të mirë, të vendosura përkatësisht nga Leclerc dhe Vettel.

Ndërkohë, sesioni i tretë i provave të lira nuk do të zhvillohet fare, ndërsa është vendosur që gjatë ditës së shtunë pista e Suzukës të jetë e mbyllur dhe provat zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditje ne garës, të zhvillohen të dielën në mëngjes.

Kjo për shkak të taifunit Hagibis, që pritet të ketë intensitetin maksimal mbi Japoni ditën e nesërme dhe drejtuesit e garës kanë vendosur që të mos rrezikojnë as jetën e pilotëve dhe as atë të ndjekësve.

Ky tajfun parashikohet të jetë më i forti i vitit në Japoni dhe një ndër më të fortët e viteve të fundit, teksa ditën e shtunë pritet të sjellë reshje të shumta shiu dhe erë të fortë, ndërsa të dielën pritet normalizimi i situatës.

Gara është programuar të startojë të dielën në orën 10:00 (ora 3 e mëngjesit në Shqipëri), ndërsa rreth dy orë më pra do të zhvillohen edhe provat zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditje ne pilotëve në vijën e startit.

Related posts

VJEN NGA NJË 21 VJEÇAR/ Shikoni çfarë goli të bukur shënon Teuta përballë Flamurtarit (VIDEO)

F.autor

I PAFAT/ Mbrojtësi i Anglisë mbetet jashtë Kupës së Botës 2018, për këtë arsyje

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Teuta i ofroi huazim te një ekip tjetër i Superiores, lojtari nuk pranoi dhe u largua

Delo.autor

Leave a Comment