Breaking News Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MPOSHTET NË STAMBOLL/ Shqipëria i dhuron fitoren Turqisë

Futbolli është mizor. Nëse nuk shënon, atëherë do ndëshkohesh. Kështu ndodhi edhe me kuqezinjtë sot në Turqi, ku nuk u mjaftoi një paraqitje heroike.

Shqipëria është mundur 1-0 në Turqi. Një gafë e pafalshme në mbrojtje në minutën e 89, ku Ismajli dhe Strakosha nuk merren vesh mes tyre dhe i dhurojnë Turqisë një fitore vendësve. Është një rezultat që na rri ngushtë.

bandicam 2019-10-11 20-52-05-330

Jo vetëm sepse kuqezinjtë luftuan maksimalisht në një ndeshje të tensionuar, por sepse shpërdoruam shumë. Tre herë Manaj para portës nuk mundi ta ndëshkojë portierin turk. Aktivizimi i Roshit dhe Abrashit kaloi peshoren në anën tonë, por atëherë kur dukej se po merrnim një pikë të merituar, Ismajli dhe Strakosha nuk merren vesh dhe flakim një barazim mëse të merituar.

Related posts

SERIE A/ E ardhmja e Gattusos në dyshim, varet nga kualifikimi në Europa League

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Burnley. Starton sfida

Delo.autor

JUVE ARRATISET/ Ancelotti: Dështimi na mëson, ndaj Chievo njëlloj si në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment