Futboll Seria A Sport

JUVE ARRATISET/ Ancelotti: Dështimi na mëson, ndaj Chievo njëlloj si në Champions

Pushimi në kampionat për shkak të aktiviteteve të kombëtareve nuk ka servirur frytet e shpresuara për Napolin, edhe për faj të shtyllave të goditura nga Insigne dhe Koulibaly, duke bërë që ekipi partenope të barazojë 0-0 kundër Chievo në “San Paolo”. Tashmë Juventus ndodhet në krye të klasifikimit me 8 pikë epërsi. Në fund të ndeshjes ndaj Chievo, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti deklaroi: “Kjo ndeshje është e ngjashme me atë për Champions League, të mërkurën. Aspekti taktik kundër Yllit të Kuq do të jetë i njëjtë”.

“Juventus? Do ta vlerësoj klasifikimin në përfundim të fazës së parë, tani të mendojmë për angazhimet që na presin. Nuk ishte një problem i pozicionimit të futbollistëve, apo i lëvizjeve në fushë, e nisëm shumë ngadalë. Ishim të pasaktë edhe në finalizim, çka inkurajoi Chievon. Nuk shoh shumë diferenca mes titullarëve dhe rezervave nuk dua të hap diskutime për mediat, për më tepër tani që na pret edhe Champions, me kualifikimin ende të hapur. Duhet të punojmë më mirë në përgatitjen e sfidave, ky është mësimi që na dha barazimi pa gola ndaj Chievo”, përfundoi Ancelotti.

Related posts

Simone Verdi nënshkruan kontratën me klubin e Napolit

Sadik.Autor

Tifozët e PSG-së shpalosin koreografinë mahnitëse dhe kanë këtë kërkesë për ekipin

Q.Autor

E MASAKRUAN NË FUSHË/ Tifozët: As në Afganistan nuk ndodhin këto akte (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment