Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2020/ Shqipëria rrezikon gjobë të majme, nëse merren edhe 2 kartonë të verdhë në pjesën e dytë

Ndeshja e sotme mes Turqisë dhe Shqipërisë ka qenë e pazakontë në llojin e saj që në minutat e parë.

Kjo pasi gjyqtari rumun Hategan është treguar shumë bujar sa i përket dhënies së kartonëve të verdhë duke nxjerrë shpesh nga xhepi edhe për faulle relativisht të lehtë.

Një situatë që nëse përsëritet edhe në pjesën e dytë, mund të sjellë një dënim nga UEFA për kuqezinjtë.

Në pjesën e parë të lojës, gjatë atyre 25 minutave, u ndëshkuan me karton të verdhë Dermaku, Bare dhe Memushaj, të tre nga minuta e 4, deri në minutën e 12, në një sfidë shumë të tensionuar.

Sipas “Vipsport”, nëse kuqezinjtë ndëshkohen edhe me 2 kartonë të tjerë të verdhë, atëherë për kombëtaren shqiptare do të hyjë në fuqi neni i “sjelljes së papërshtatshme” të komisioneve disiplinore të UEFA-s.

Ky i fundit parashikon gjobë për të gjithë skuadrat të cilat ndëshkohen me 5 apo më shumë kartonë të verdhë.

Bëhet fjalë për një gjobë e cila fillon nga 5000 euro, për të vazhduar në sanksione më të rënda aq më i madh të jetë numri i kartonëve me të cilën ndëshkohet një ekip brenda 90 minutave.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në “Old Trafford”, Manchester United ndëshon Romën me 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Bëri gafat e shekullit në finalen e Champions, Karius drejt KLUBIT TË MADH

Isa.Autor

Vëllaznimi kërkesë FFK: Duam të luajmë vetëm të dielën

Q.Autor

Leave a Comment