Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“NUK DUHEN BËRË KËTO GABIME”/ Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por…

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, u shpreh shumë i zhgënjyer për gabimin që bëri në minutat e fundit ndaj Turqisë, por shpreson te kthimi i rezultateve në ndeshjen e radhës.

Jeni i mërzitur, por nuk ishte mbrëmja që ëndërroje…

Nuk e ëndërroja fare. Ekipi ka luajtur mirë. Kishin nevojë për mua në fund, nuk e ndihmova. I mërzitur shumë, por shpresoj t’ia dalim në ndeshjen e radhës.

Çfarë të thanë shokët?

Erdhën dhe më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip. Tani unë jam 24 vjeç, dhe kam më shumë ekspriencë. Nuk duhen bërë këto gabime. Mund të jetë gabimi i parë i fortë, por më vjen keq që ndodhi me Kombëtaren. Fola me Foton, e di dhe ai që gabova. Edhe babit i ka ndodhur, por duhet të shohim përpara.

Related posts

Trajneri i Skocisë kujton ndeshjen që luajti në vitin 1983 me ekipin shqiptar

F.autor

MERKATO E VERËS/ Oferta nga klubi turk, mesfushori Asani merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ ATALANTËS/ Dimarco: Për mua nuk është problem ta pranoj që humba penalltinë, por…

Delo.autor

Leave a Comment