Futboll Sport

DISFATA E KOMBËTARES NË STAMBOLL/ Mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk, ja rasti

Një treshe rumune gjykoi dje Turqi-Shqipëri, teksa kryesor ishte Ovidiu Hategan. Dy ishin rastet më flagrante për moviolë gjatë ndeshjes së djeshme. Fillimisht në minutën e 21-të është Bare që rrëzohet në zonë pas duelit me Tufan, por gjyqtari vazhdon lojën.

Vendim i drejtë i rumunit, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Ndërsa në minutën e 43-të, Ajhan shkakton një faull taktik pas një driblimi të Cikalleshit, që po nisej në kundërsulm.

Cikalleshi

Arbitri vazhdon lojën, por pamjet filmike tregojnë se ka gabuar fatalisht. Duhet akorduar faull dhe ndëshkuar me karton të verdhë mbrojtësi Ajhan, që do të ishte i dyti për të dhe automatikisht me të kuq. Ky rast mund të ndikonte shumë në vazhdimësinë e lojës.

Related posts

PËRFAQËSIMI I FUTBOLLIT SHQIPTAR NË UEFA/ Armand Duka konfirmohet si kandidat për… (FOTO)

Isa.Autor

Hamilton ndjen FRIKË: FERRARI më superior, por unë BESOJ tek forca e Mercedes

Isa.Autor

Manchester City ka një, ofertë të re për Jorginhon

Sadik.Autor

Leave a Comment