Futboll Seria A Sport

INTER MENDON PËR RINOVIMET/ Marotta gati të blindojnë “shtyllën” e ekipit…

Interi ishte shumë aktiv në merkaton e verës, teksa afroi në skuadër disa lojtarë shumë të mirë.

Disa prej tyre kanë qenë vendimtarë në këto javë të para të sezonit për skuadrën, ku ziklatërit kanë treguar një formë të mirë.

Megjithatë tek Interi nuk punojnë vetëm për të afruar lojtarë të mirë, por punojnë për të mbajtur edhe ata të cilët janë kryesorë në këtë ekip.

Milanezët po mendojnë të rinovojnë kontratën me portierin Handanoviç, i cili nga sezoni i kaluar mban edhe shiritin e kapitenit pas problemeve të klubit me Ikardin.handanovic

Sipas asaj që shkruan “calciomercato”, palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022 dhe, tani pritet vetëm njoftimi zyrtar.

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ Teuta ndjen presionin e zonës së ftohtë, Partizani sheh nga Europa. Ja situata…

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta konfirmon të ardhmen e Shkëmbit, ja vendimi që merr

Delo.autor

Reali nuk ndalet/ Ofron 300 milionë për Salah, Alisson e Lewandowski

Sadik.Autor

Leave a Comment