Futboll Sport

“AI ËSHTË SHOKU IM, KA QENË KAPITENI…”/ Buffon flet mbi zgjedhjen e Contes: Ai duhet të vlerësohet nga tifozët pasi…

Vetëm pas një sezoni të kaluar te PSG,Gianluigi Buffon, u rikthye te ekipi i zemrës,Juventus.

Buffon së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku u ndal më së shumti tek ish-trajneri i Juventusit Antonio Conte, i cili vendosi të marrë drejtimin e rivalëve të  Interit.

Zgjedhja e Conte, irritojë shumë tifozët juventin , pasi ata e konsideronin tradhti një gjest të tillë,  por për këtë Buffon është shprehur: “Conten e dua për shpirtin që ai ka, ai është shoku im, ka qenë kapiteni dhe më pas trajneri im. E njoh si person, ka një shkallë të lartë profesionalizmi ndaj grupit. Nuk fle natën nëse skuadra e tij nuk e kupton atë që ai kërkon.

Tifozët e mërzitur? Unë i kuptoj ata që janë të mërzitur, por Antonio duhet të vlerësohet pasi ai ka dhënë gjithçka për Juven dhe ka arritur rezultate të rëndësishme. Conte është një trajner i ashpër.”, theksoi italiani.

Image

Gjithashtu ai foli edhe për shokun e ekipit, Cristiano Ronaldo dhe PSG-në, ku luajti sezonin e fundit: “Ronaldo është një djalë shumë i mirë, ai bashkëvepron me shokët e tij të ekipit. Nëse nuk mund t’i luftosh kampionët, atëherë bashkohu me ta. Kjo është edhe arsyeja që unë pranova PSG-në.

Nëse nuk jeni me më të mirët, e keni të vështirë të kuptoni se çfarë do të thotë të jesh kampion. Kalimi te PSG-ja, më bëri një person më të plotë. E falënderoj atë klub, pasi nëse nuk do të kisha kaluar atje do t’i kisha dhënë fund futbollit.”, përfundoi Buffon.Image

Related posts

Çështja Ozil/ Vjen kundërpërgjigja e Federatës Gjermane të Futbollit

Isa.Autor

Deshamp nuk e mori në Rusi, por ylli i Realit nuk e harron të urojë francezët (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Tirana, në Durrës luhet për të dalë nga situata e vështirë

Delo.autor

Leave a Comment