Futboll Sport

“EURO 2020″/ Dopieta e yllit të Liverpool i jep fitoren Holandës, në Hungari shënohet goli i ditës

Holanda ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 Bjellorusinë dhe mbetet në krye të grupit C, me tri pikë më tepër se Gjermania e vendit të dytë. Ishte Wijnaldum ai që i ka dhënë fitoren holandezëve me dopietën e tij në pjesën e parë. Vendasit u rifutën në lojë me golin e Dragun, por nuk arritën të barazonin rezultatin. Një fitore e vuajtur e Holandës.

Ndërkohë Rusia ka mposhtur pa shumë probleme Qipron me rezultatin 3-0. Ishte një fitore bindëse e rusëve të cilët mbeten të sigurt në vendin e dytë të grupit I pas Belgjikës. Ishte Cheryshev ai që shënoi golin e avantazhit përpara se Ozdeov të dyfishonte. I kuqi i Liaifis e bëri akoma më të lehtë fitoren e miqve të cilët gjetën edhe golin e tretë me Dzyuba.

Hungaria ka fituar 1-0 ndaj Azerbajxhanit dhe ngjitet në vend të dytë të grupit E me vetëm një pikë më pak se Kroacia. Ky është një nga grupet më të hapur teksa tri skuadra luftojnë për kualifikimin.

Skocia ka shkatërruar 6-0 San Marinon duke regjistruar fitoren e tretë në grupin I.

 

Related posts

“Leonardo burrë m**i”/ Dikur i këndonte, së shpejti Gatuzo duhet t’i thotë “shef” (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ DINAMOS/ Daja: Nuk do përmendet fjala titull, jemi të detyruar të mos festojmë

Delo.autor

Mignolet nxirret në shitje nga Liverpooli, e do Napoli

Q.Autor

Leave a Comment