Futboll Sport

Rusia e kthen në festë ndaj Arabisë, fiton pastër dhe ngjitet në krye

Rusia e ka nisur me këmbën e duhur “debutimin” në Kupën e Botës, me vendasit që kanë mposhtur në ndeshjen e parë të Grupit A, Arabinë Saudite, me rezultatin e pastër 4-0. Në “Luzhniki” u zhvillua një 90 minutësh që pa protagonist të besuarit e Stanislav Cherchesov.

Ashtu siç pritej vendasit e nisën me vrullë takimin dhe duhet të vinte minuta e 12-të për të zhbllokuar shifrat. Goli Gazinskiy i hapi rrugë dhe dy golave të tjerë. Fillimisht ishte Denis Cherychev që pavarësisht se nuk e nisi si titullar takimin, arriti të realizoj para se dy skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve.

https://twitter.com/Sundowns_TVNews/status/1007285477295128576

Me nisjen e fraksionit të dytë, Pizzi hodhi freski në fushën e lojës, por aktivizimi i Al Muwallad nuk solli asgjë, pasi Rusia shënoi sërish. Ishte i sapo futuri në lojë, Dzyuba që vetëm pas pak sekondash në fushën e lojës, devijoi saktë me kokë një krosim nga Golovin, duke sigluar shifrat në 3-0.

Me këtë fitore Rusia ngjitet në vendin e parë në Grupin A në kuotën e 3-pikëve, në pritje të duelit që do të zhvillohet nesër mes Egjiptit dhe Uruguajt.  Në xhiron e dytë, Rusia do të pres Egjiptin ndërsa Arabia Saudite do të tentoj të marrë pikët e para përballë Uruguajt më 20 qershor.

Mbyllet takimi

90+1′ Cherychev shenon dhe golin e katert per Rusine dhe te dytin personal.

90′ Akordohen 3 minuta shtese

72’ Dzyuba shënon me kokë golin e tretë për Rusinë.

https://twitter.com/Fifa_WC18/status/1007300177894486017

64’ Zëvendësime tek të dyja ekipet. Otiaf del tek Arabia, futet Al Harbi. Ndërkohë, për rusët, Samedov i lë vendin Kuziajev.

56’ Pranë golit Arabia Saudite, teksa Al Jasim merr një top brenda zonës, por nuk zgjatet dot ta shtyjë në rrjetë.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e pare. Është mbyllur pjesa e parë e takimit hapës të Kupës së Botës, Rusi 2018. Një 45 minutësh që foli në favor të vendasve që kaluan në avantazh pas 12 minutash lojë. Në fund të fraksionit të parë ishte Cherychev ai që dyfishoi shifrat, duke i drejtuar skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin 2-0 në favor të Rusisë.

45′ Arbitri i katert akordon 2 minuta shtese

44′ Cherychev dyfishon shifrat per 2-0

35’ Kundërsulm i shpejtë i rusëve, ka një pretendim për penallti nga Golovin por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

24′ Zevendesim i detyruar per kombetaren ruse. Dzakoev i le vendin Cherychev

13′ Rusia kalon ne avantazh.  Realizon Garinskiy

1′ Nis takimi në “Luzhniki”

Related posts

“DO TA VIZITOJ CHRISTIAN-IN PAS NDESHJES”/ Lukaku: Ajo që na mësoi Kjaer me Eriksen bëhet jetësore, te Inter…

Delo.autor

“JAM I TRISHTUAR”/ Laporta në reagim zyrtar: Leo donte të qëndronte te Barça, por vjen një moment dhe duhet…

Delo.autor

ARSENAL-RENNES/ “Topçinjtë” synojnë të përmbysë gjithçka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment