Futboll Sport

TURQIT “PUSHTOJNË” PARISIN/ 30 mijë TIFOZË vënë në alarm FRANCËN

“Alarm i kuq” për Francë-Turqi. Në stadiumin “Saint Denis” të kryeqytetit Paris nuk zhvillohet thjesht një ndeshje futbolli, sepse është edhe një politike (Presidenti Macron është shprehur hapur kundër ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri, ndërsa Parisi zyrtar i ka kërkuar formalisht Ankarasë të ndalë ofensivën).

Janë rreth 30 mijë tifozë turq që kërkojnë një biletë në stadium për super përballjen e Grupit H, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Të gjithë kanë mbërritur në Paris nga Belgjika dhe sidomos Gjermania, ku komuniteti turk është shumë i fuqishëm.

Ata janë gati të vërshëllejnë himnin francez dhe të përkrahin futbollistët turq me përshëndetje ushtarake.

Autoritetet franceze kanë marrë masa shtesë, duke rritur numrin e agjentëve në të terren (600) dhe të stjuartëve në stadium (1400), për të parandaluar përplasjen mes dy tifozërive e veçanërisht të ultrasve të PSG-së me ata të Galatasaray-t.

Marsejezja do të këndohet me volum të lartë, për të mbytur vërshëllimat e mundshme të mbështetësve miq.

Në tribunën VIP do të mungojnë presidentët e vendeve respektive, Macron i Francës dhe Erdogan i Turqisë.

Luhet jo vetëm kualifikimi matematik, por edhe vendi i parë në grup.

Francës i duhet fitorja për vendin e parë, por edhe sigurimi sa më parë i kualifikimit, që do të rinovonte automatikisht kontratën e trajnerit Didier Deschamp.

Related posts

SERIE A/ ​Inter kërkon yllin e Lazios

Q.Autor

FSHF I PËRGJIGJET ASHPËR BRAÇES/ Dinstancohemi nga segmentet e politikës që duan të BALTOSIN ME DHUNË

Isa.Autor

DANIMARKË-BELGJIKË/ Trajneri i belgëve i beson treshes së sulmit Lukaku, Thorgen Hazard dhe Martens (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment