Futboll Sport

UDHËTOI PËR TË PËRKRAHUR ANGLINË/ Ndërroj jetë tifozi 33-vjeçar, dyshohet se…

Anglia do të përballet me Bullgarinë ditën e sotme, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje.

Megjithatë një lajm shumë i keq vjen nga shteti bullgar, vetëm pak para ndeshjes. Një tifoz i Anglisë i cili kishte udhëtuar për të përkrahur kombëtaren e tij, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sofje.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se tifozi 33-vjeçar ishte gjetur i pafuqishëm në qendër të qytetit. Menjëherë pas kësaj policia ka shkuar për ta marrë personin, të cilin e kanë transportuar direkt në spital. Por, sapo personi ka mbërritur në spital, ka ndërruar jetë, duke ngjallur shumë dyshime për sa i përket vdekjes së tij.

Ka dyshime se 33-vjeçari mund të ketë pasur probleme me tifozët bullgar, teksa menjëherë autoritetet britanike kanë nxituar për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Related posts

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Ronaldo dhe Agnelli takim sekret, ja plani për të ardhmen…

Delo.autor

MOTO GP/ Mamaja e Joan Mir “tërbon” rrjetin. për tifozët edhe ajo është kampione bote (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Polonisë i buzëqesh fati, ylli i Anglisë dëmtohet dhe braktis grumbullimin. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment