Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-LAÇI/ Dy ekipet kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas një sezoni shumë të luftuar dhe të shkëlqyer, Vllaznia dhe Laçi do të luajnë ditën e sotme ndeshjen e fundit të kampionatit.

Duke filluar nga ora 17:00, në “Loro Boriçi” do të zbresin dy ekipe që kanë rivalizuar për titullin dhe sot do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të shpresuar më pas në një ndalesë e Teutës ndaj Apolonisë.

Vllaznia e ka fituar një trofe moralisht, kjo për shkak të 16 ndryshimeve verën e kaluar, me një staf të ri dhe drejtues të rinj dhe përsëri sot janë në luftë për titullin kampion.

Laçi ka shanse minimale për titull, por fakti që janë ende në garë deri në javën e fundit, duhet t’i bëjë ata krenarë për këtë sezon. Për sa i përket formacioneve, të dy trajnerët nuk janë kursyer, duke hedhur në fushë më të mirët.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Jonuzi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Kruja, Dilaver. Trajner: Tomas Brdaric.
LAÇI: Sali; Malota, Ignjatovic, Obanor; Zulfiu, Deliu, Lushkja, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Shpëtim Duro.

Related posts

SFIDA NDAJ SHAMROK PËR CONFERENCE LEAGUE/ Arapi: Do të bëjmë një ndeshje duke tentuar kualifikimin

Delo.autor

EURO 2020/ Kane i dhuron fitoren Anglisë dhe bëhet sërish lider i Grupit A

Delo.autor

Conte reagon ndaj zërave për largimin nga Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment