Futboll Sport

BULLGARI-ANGLI/ 4 gola dhe spektakël nga anglezët, por ndeshje rrezikon të… (FOTO)

Anglia ka shënuar katër gola në pjesën e parë ndaj Bullgarisë. Skuadra e Southgate nuk kishte asnjë problem në fushën e lojës, por shumë urrejtje jashtë saj.

Në shkallët e stadiumit janë dëgjuar vetëm thirrje raciste teksa tifozët ballkanas kanë përqeshur lojtarët me ngjyrë të Tre Luanëve duke bërë si majmunë.

Arbitri i ndeshjes ka ndalur dy herë ndeshjen duke parandaluar organizatorët, por situata nuk ka ndryshuar.

Pas fërshëllimës që sinjalizoi fundin e pjesës së parë, kapiteni bullgar Ivelin Popov ka shkuar drejt tifozëve duke debatuar me ta.

Ndeshja rrezikon të pezullohet nëse thirrjet vazhdojnë edhe në pjesën e dytë.

Related posts

BARCELONA-DORTMUND/ Flick: Duam t’i shkojmë deri në fund Champions-it! Paris SG-Villa, Enrique: S’jemi favorit

F.autor

‘Gabimi’ i lojtarit në rrjetet sociale, zbulon transferimin e ri të Milanit (FOTO)

Q.Autor

VIJON TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ Modelja shoqëron futbollistin në stërvitje. Kushtet që çifti i ka vendosur

Delo.autor

Leave a Comment