Futboll Ligue 1 Sport

CAVANI MBETET LOJTAR I LIRË NË VERËN E ARDHMSHME/ Ja klubet e mëdha europiane që nisin kontaktet e para…

Edinson Cavani është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe negociatat mes tij dhe klubit francez për të zgjatur bashkëpunimin nuk po shkojnë aspak sipas pritshmërive.

Kjo pasi francezët, duke parë moshën thuajse 33-vjeçare të sulmuesit uruguaian, janë gati t’i ofrojnë zgjatje të kontratës për një tjetër vit, por me pagë më të ulët sesa ajo aktualja.

Vetë Cavani, që aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim, vijon të ngulmojë se do të pranojë të ulë pagën vetëm nëse i ofrohet një kontratë e vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Parë gjithë këtë situatë, shanset më të mëdha janë që Cavani të mbetet një lojtar i lirë verën e ardhshme dhe ky fakt “josh” shumë klube europiane si Interi, Manchester United, Atletico Madrid, etj.

Pikërisht këta të fundit kanë nisur edhe kontaktet e para me menaxherët e sulmuesit dhe janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë 3-vjeçare me pagë 7 milionë euro në sezon, shifra këto që duket se kënaqin edhe vetë Cavanin.

Related posts

Legjenda e Anglisë dhe Chelsea-t shuhet në moshën 61-vjeçare

Sadik.Autor

XAVI SHËNON MREKULLINË E RADHËS NË KATAR/ Shikoni çfarë goli bën në moshën 39-vjeçare (VIDEO)

Delo.autor

“ÇDO FITORE NA JEP SIGURI”/ Etrit Berisha në prag sfide ndaj Kazakistanit: Besoj se këto dy ndeshje do ti fitojmë

Delo.autor

Leave a Comment