Shqipëri

Gara për FSHF si flamuri kuqezi me dy koka: Grupi Finos në Tiranë, i Dukës në Durrës!

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se, si çdo fillim Asambleje ka thirrur sot në një darkë informale tre kandidatët për Presidentë, dhe gjithë anëtarët e Asamblesë, në 20.30 në Hotel Adriatik, aty ku nesër do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së. Ftesat janë bërë edhe për Armando Dukën e Bashkim Finon, dy kandidatët kryesorë të kësaj gare.

Por Bashkim Fino do ta përgënjeshtronte këtë fakt me anë të një statusi në facebook duke e quajtur një manovër të dëshpëruar të kandidatit humbës duke theksuar se nuk kishte marrë asnjë ftesë.

Duket se situata para votimit të nesërm për Presidentin e ri të FSHF është ndezur ditën e sotme pas ndarjes në dy kampe të kandidatëve.

Armando Duka ka vazhduar darkën sipas planit tek Hotel Adriatik me anëtarët e FSHF dhe përfaqësuesit e UEFA-s.

Ndërsa në krahun tjetër Bashkim Fino ka organizuar një tjetër darkë me Kryetarët e Bashkive të Partisë Socialiste tek Hotel PLAZZA.

Kjo situatë e ndezur do të kulmojë nesër në orën 09:00 ku do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore ku përvec presidentit të ri do të zgjidhen edhe organet e tjera drejtuese të futbollit shqiptar.

Related posts

KALENDARI/ Kukësi pret Skënderbeun, Tirana ndaj Kastriotit për mbijetesën

Isa.Autor

“ARENA KOMBËTARE” DREJT FUNDIT/ FSHF kërkon të shesë emrin, ja kushtet e vendosura

Delo.autor

Partizani nuk përmbahet sot, 3 gola në pjesën e parë ndaj Lushnjës

Q.Autor

Leave a Comment