Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ FIFA publikon renditjen e re, shikoni ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova

Ditën e sotme, FIFA përditësoi renditjen e kombëtareve në rang botëror, teksa Shqipëria nuk lëviz nga vendi i 66-të në klasifikim duke mbetur në kuotën e 1362 pikëve.

Kuqezinjtë do të provojnë të përmirësojnë renditjen teksa në qershor do të luajnë dhe dy takimet miqësore kudër Uellsit dhe Republikës Çeke.

Sipër nesh qëndron Mali i Zi me vetëm dy vende më sipër dhe Maqedonia e Veriut e cila renditet në vendin e 62.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk lëviz nga vendi i 120-të teksa ndodhet në kuotën e 1151 pikëve.

Renditjen botërore e kryeson Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Gjermania renditet e 12-ta, një pozicion sipër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit.

Related posts

Manchester City nuk ndal, Declan Rice shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË LONDËR/ Merr shishen me verë dhe largohet pa paguar, legjenda e futbollit turpërohet në sy të… (FOTO)

Delo.autor

ZGJODHI GREQINË PARA SHQIPËRISË/ Trajneri zbulon emrin e “Tradhtarit”

Isa.Autor

Leave a Comment