Futboll

FOTO/ Muzikë dhe shfrenim, ja si e festoi Neymar ditëlindjen e 26-të

Nejmar ka mbushur 26 vjeç: dhe, me rastin e ditëlindjes, duket se sulmuesi ka bërë paqe me Barcelonën, ish-klubin e tij, që e ka uruar lojtarin në profilin zyrtar të “Twitter”. Palët u ndanë në mënyrën më të keqe të mundshme kur braziliani kaloi te PSG-ja për 222 milionë euro verën e kaluar dhe (shkurtimisht) kërkoi disa para që i takonin me të drejtë.

Por tani, në mënyrë të befasishme, klubi katalanas i ka bërë urimet me një video ku shfaqen disa prej momenteve më të mira të lojtarit në ndeshjen e luajtur mes Barçës dhe Elkes, kur “O’Ney” ishte akoma një lojtar “blaugrana”.

SHUMË MIQ DHE… NJË “FENOMEN” – Ndërkohë, në Paris është zhvilluar një festë e madhe për ditëlindjen e lojtarit më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Ai ka festuar me familjen e tij, të fejuarën Bruna Markezin dhe shokët e skuadrës të PSG-së: muzikë, karaoke dhe kërcime të shfrenuar në prani të “Fenomenit” Ronaldo dhe shokut të tij te kombëtarja e Brazilit, Gabriel Zhezus.

Related posts

TËRBOHET PEREZ/ Reali i Madridit në TELASHE, humb gjyqin ndaj La Ligas

Isa.Autor

KA LËNË PAS RONALDON/ 9 gola në 7 ndeshje: Piatek “shënjestron” Juventusin

Isa.Autor

QENKA ÇUN I KEQ/ Ja “bëma” tjetër që ka bërë stërvitjen e fundit te BARÇA DEMBELE

Isa.Autor

Leave a Comment