Boks MMA Sport

E BUJSHME/ McGregor zyrtarizon rivalin e radhës: Shihemi në dhjetor…

“Gëzuar ditëlindjen Frankie. Shihemi në dhjetor”. Ka qenë ky postimi i bërë nga Conor McGregor në faqen e tij zyrtare “Twitter”, ku i uron ditëlindjen Frankie Edgar. Fjalët e shkuara aty konfirmojnë se irlandezi, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, do të duelojë ndaj amerikanit Frankie Edgar, gjithashtu një ish-kampion bote.

Pas këtij mesazhi ka ardhur edhe përgjigjja e Edgar: “Faleminderit vëlla. I kam thënë po me kohë kërkesës tënde. Ti dhe Dana White e keni në dorë që kjo gjë të ndodhë”.

Komunikimi mes dy sportistëve ka vijuar edhe më tej. Këtë herë është McGregor që i dërgon një kërkesë Dana White, presidentit të UFC-së. “White, organizoje sfidën. Paratë e mia do të jepen për bamirësi. Pres përgjigje. Një për të gjithë”, shkruan McGregor.

Pra, duket se palët janë dakord për të zhvilluar këtë duel të madh në UFC. Edgar dueloi për herë të fundit në eventin UFC-240, që u zhvillua në korrik të këtij viti, ndërsa McGregor nuk duelon që prej eventit UFC-229, që u zhvillua një vit më parë.

Related posts

MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY/ Sane bën të heshtë “Old Traffordin”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Kapiteni legjendar i Parmës/ Pasi mbylli me sukses misionin e tij, mes lotësh deklaron tërheqjen nga futbolli

Sadik.Autor

BOMBASTIKE/ Federica NARGI mahnitëse, i lë pa fjalë fansat e saj me…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment