Futboll Seria A Sport

HUMBJE PREJ 146 MILIONË EUROSH/ Ja lojtarët e Milanit që rrezikojnë të shiten

Milani ka zbardhur dje të gjitha detajet e Këshillit Administrativ lidhur me menaxhimin e klubit deri më 30 qershor 2019. Bilanci ekonomik saktëson humbje të mëdha për skuadrën e menaxhuar nga fondi “Elliott”, i cili pasi ka marrë pronësinë nga paraardhësi kinez, Jonghong Li, e ka mbyllur sezonin e parë me 145.9 milionë euro humbje, një shifër shumë herë më e lartë nga 90- 100 milionët që ishin parashikuar.

Lajmi i keq është se kundrejt menaxhimit nga ana e kinezëve, Milani ka përkeqësuar me 20 milionë euro faturën ekonomike, por le të hyjmë në detaje. Shpenzimet në total të sezonit kanë qenë 373 milionë (rritje me 5.1% kundrejt një viti më parë), ndërkohë që të ardhurat kanë qenë 241.1 milionë (6.1% më pak se një vit më parë).

Për blerjen e lojtarëve dhe pagesat për huazimet mes verës 2018 dhe janarit 2019 janë shpenzuar 153.1 milionë euro, ndërsa arkëtimet nga shitjet kanë qenë vetëm 49.9 milionë, e cila thekson se diferenca është 103.2 milionë euro humbje. Në të njëjtën kohë janë rritur edhe kostot e personelit, të cilat kanë kaluar nga 30.3 në 35.3 milionë euro, ndërsa kundrejt një viti më parë kanë arkëtuar 6.8 milionë më pak të ardhura që garantonin sponsorizimet apo eventet e tjera komerciale.

milan

Kështu që klubi duhet të nisë të mendojë se si do të mbushë arkat, për të rregulluar disi financat. Duke parë që Championsi mungon, e vetmja zgjidhje është që të shiten lojtarë.

Duke pasur parasysh që janari po vjen, “Gazzeta Dello Sport”, raporton se kuqezinjtë janë gati të sakrifikojnë dy ose tre yje. Bëhet fjalë për Donarumën, Suson dhe Paketën. Këta lojtarë mund të sjellin të ardhura për klubin dhe do të mbushin arkat e kuqezinjve.

Nga ana tjetër nuk përjashtohen dhe shitjet e Piontek, Romanjoli dhe Kesi, që deri më tani ka pasur jo pak interes nga klube të tjera.

Related posts

KRITIKON ASHPËR CR7 / Agbonlahor: Të rinjtë e Manchester United kanë frikë nga Ronaldo

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez ngre “flamurin e bardhë”, do të mungojë edhe në 2 garat e radhës

Delo.autor

“PËRBINDËSHI” RONALDO NË SHITJE/ Juventus i vendos çmim të “çmendur”, PSG gati të paguajë!

Delo.autor

Leave a Comment