Futboll Premier League

Rooney: Sanchez i mungonte Man United, Mkhitaryan do shkëlqejë te Arsenal!

Është sigurisht një nga transaksionet më të bujshme të merkatos së janarit, të porsa mbyllur. Manchester United dhe Arsenal kanë përshëndetur respektivisht dy futbollistë që u akomoduan në skuadrat e kundërta. Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan. Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” Wayne Rooney, prezent në zyrat e “Sky Sports”, ka komentuar dy transferimet e bujshme të United dhe “Topçinjve”.

 

“Mendoj se Sanchez është futbollisti perfekt për Manchester United. Është agresiv, jep gjithçka dhe ka dëshirë. Është një fitues, duket. Sipas meje, është ajo që i mungonte ‘Djajve të Kuq’. Mkhitaryan? Është një futbollist shumë i talentuar, e kam konstatuar në stërvitjet e vitit të kaluar. Nuk pati mundësinë që të shprehë talentin e tij te Manchester United, por te Arsenal ka futbollistë të cilët e qarkullojnë shumë topin, do të ketë shumë sukses”, deklaroi Rooney.

Related posts

LIGUE 1/ Nuk gjen vend për parking, trajneri ikën nga festa e ekipit…

Sadik.Autor

PUBLIKOHET KALINDERI PËR SEZONIN 2019-20/ Ligue 1 nis me spektakël, kampionët presin të sapo ngjiturit në elitë

Delo.autor

“EFEKTI RONALDO”/ Pritjes po i vjen fundi, Gazzetta i bën surprizën e parë PORTUGEZIT

Isa.Autor

Leave a Comment