Futboll Sport

STATISTIKAT/ Barcelona skuadra që shpenzon më shumë. UEFA publikon humbjet milionere të klubeve

Sipas statistikave të publikuara nga UEFA, plot 7 miliardë euro janë humbjet e skuadrave të 700 klubeve të 54 ligave. Në 2020-ën ishin 3 miliardë euro, një vit më vonë katër miliardë.

Një faktor i rëndësishëm ishte mungesa e tifozëve dhe paratë që vijnë nga shitjet e biletave. Shifrat e UEFAs tregojnë se 2% më shumë se në vitin e kaluar janë harxhuar nga klubet më të mëdha. Nëse i hedh një sy detajeve, shikon se paratë janë shpenzuar më së shumti për yjet e skuadrave. Të parët në listë janë katalanasit që kanë harxhuar 1.35 miliardë euro duke dërguar klubin në një borxh të frikshëm.

BAJERNI, JO NË PESË MË TË MIRAT

Në 2020-ën, nga 487 milionë euro u harxhuan për lojtarët plot 393, 94 milionët e tjerë për punonjësit e thjeshtë. Në krahasim me vitin e kaluar, Barça ka kursyer vetëm 10% të harxhimeve. UEFA shkruan se klubi i Barcelonës paguan 67% të parave për rrogat. Në Spanjë limiti që mund të shpenzosh për pagat është 70%.

Mançester Siti ndodhet në vendin e dytë me 433 milionë, Reali me 411 në vendin e katërt dhe Parisi i pesti me 407 milionë. Bajerni renditet i gjashti me 340 milionë euro. Në 2020-ën bavarezët shpenzuar vetëm 262 milionë për rrogat e lojtarëve dhe 78 milionë për punonjësit.

Pandemia ka pasur një ndikim të madh në këtë humbje që prek jo vetëm skuadrat, por të gjithë futbollin. Ndërkohë që tregu është i pari që u prek duke bërë që klubet të mos kenë para për të blerë lojtarë të shtrenjtë duke pritur që këta të fundit të jenë në fund të kontratave të tyre me klubet ku luajnë.

SHPENZIMET PËR 2021-SHIN

1.Barcelona 487 milionë euro

2.Mançester Siti 433 milionë euro

3.Real Madrid 411 milionë euro

4.PSG 407 milionë euro

5.Liverpul 371 milionë euro

6.Bajerni 340 milionë euro

Related posts

DUAN TITULLIN/ Formacionet zyrtare Inter-Genoa, “çmendet” Spalletti

Isa.Autor

“MUND TË JETË E VËRTETË”/ Perez “bombardohet” me pyetje për Mbappe, ndërhyn edhe Ancelotti

F.autor

FAT I ZI PËR “BARDHEZINJTË”/ Pasi i hiqen 3 pikë ndaj Napolit, Fiorentina e mposht në “Allianz Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment