Futboll La Liga

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Carloc Bacca është i lumtur në Spanjë të Villareal dhe nuk dëshiron të kthehet te Milani

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca është i huazuar këtë sezon në Villareal, ku po kalon momente shumë të mira.

Ai ka kontratë edhe dy sezone me Milanin, por shpreson se do të mbetet në Villareal, ku është shumë i lumtur.

Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Sergio Barila.

“Carlos është shumë i lumtur në Spanjë. Ai i është përshtatur shumë mirë filozofisë së klubit dhe po shënon gola. Edhe Villareal është i lumtur me paraqitjet e tij”, tha Barila për MilanNews.

“Bacca ka edhe dy vite kontratë me Milanin, por ne do të punojmë me ta që të gjejmë një zgjidhje. Ai ishte i lumtur në Milan, tashmë është në Villareal”.

Related posts

E ARDHMJA E DAKUT/ Presidenti i Rubin Kazan flet hapur: Ka oferta

F.autor

SOLARI DREJT LAMTUMIRËS/ Ka qenë ikona e “Los Blancos”, ja kush do të jetë trajneri i ardhshëm

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i finales Chelsea-Arsenal në Europa League, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment