Futboll I pakategorizuar Sport

“NUK ISHTE JETË…”/ Ish-lojtari i Argjentinës rrëfen tmerrin: I kërkova doktorit të më priste këmbët

Gabriel Batistuta, tashmë në moshën 50-vjeçare, rikthehet të flasë për kohën kur u largua nga futbolli dhe vështirësitë që ai ka kaluar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish sulmuesi i Interi dhe Fiorentinës, shprehet se kishte dhimbje të mëdha në këmbët e tij. Dhimbjet ishin aq të mëdha dhe të padurueshme, sa ai ka kërkuar që i presë fare këmbët.

Në intervistën e dhënë për “Corriere della Sera”, Batistuta është shprehur: “Kam kaluar një situatë shumë të vështirë pasi jam tërhequr nga futbolli. Për mua ishte shumë e vështirë të lëvizja, madje edhe një lëvizje të thjeshtë nuk e bëja dot. Kisha të njëjtin problem si Marko Van Basten, i cili e mbylli karrierën e tij në moshën 28-vjeçare.
Kishte ditë kur unë nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Qaja nga dhimbjet dhe zemërimi. Unë isha aq keq, sa i kërkova një mikut tim doktor të më priste këmbët. Kjo nuk ishte më një jetë për mua.”, u shpreh argjentinasi.

Related posts

ARMANDO BROJA SPEKTAKOLAR! Shënon golin e dytë në Premier League dhe feston me SHQIPONJË (VIDEO)

F.autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Ronaldo flet për trajnerin e ri: Solskjaer është një …

Isa.Autor

NJË VIT NGA VDEKJA E BABAIT/ Ish-kampionit të botës Khabib poston mesazhin prekës në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment