Futboll

Ndërpriten kontratat, Abdurrahimi dhe Asani largohen nga Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës ndërpret me mirëkuptim kontratat me dy futbollistë, Andurrahimin dhe Asanin, të cilët nuk po gjenin hapësirat e nevojshme në skuadrën që drejtohet nga Qatip Osmani. Në komunikatën për shtyp të klubit tetovar shkruhet:

“Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani nuk janë më futbollistë të Shkëndijës së Tetovës. Kryesia dhe lojtarët me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë para kohe kontratat. Të pakënaqur me hapësirat e pakta për të luajtur Abdurahimi dhe Asani kanë kërkuar largimin, ndërsa Shkëndija nuk bëhet pengesë në këtë drejtim dhe lejon futbollistët si lojtarë të lirë të gjejnë skuadër ku do të vazhdojnë karierën.

Shkëndija falënderon Abdurahimin dhe Asanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.”

Kjo lëvizje i hap rrugë transferimit të mundshëm të Abdurrahimit te Partizani, pasi futbollisti edhe më parë është përfolur për t’iu bashkuar të kuqve.

Related posts

“GARDIANI” I DYTË I CITYT/ Pep Guardiola vendos të shpërblejë portierin kosovar

Delo.autor

LETRA/ Merr vendimin e papritur, Taulant Xhaka i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Juventus i ofron “Djajve të Kuq” tre lojtarë në shkëmbim të Pogba, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment